te më parë. Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.
Sezoni aktual rezultoi i komplikuar për futbollistin nga Gjilani, i cili është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje. Për herë të fundit u fut si zëvendësues në minutën e 89-të kundër Tottenhamit me 11 janar.
Roma dhe Sevilla e kërkuan Shaqirin gjatë dritares së janarit, por Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në formë huazimi, pasi ishte ende në garë në tri fronte dhe mendonte se do t’i vlente në një moment të veçantë.
Në merkaton e verës Newcastle duket se nuk do të ketë konkurrentë për kartonin e Shaqirit, pasi nuk do t’i mungojnë paratë që parashikohet të vijnë nga sheikët arabë.
Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milionë stërlina, ka edhe tri vite kontratë, por ai pritet të jetë në merkato, pasi Liverpool nënshkroi me Takumi Minamino në janar nga Red Bull Salzburg.