Sfida e madhe për titull

0
Gjigandi

Sfida për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev mund të zhvillohet në amfiteatrin romak që ndodhet në Kroaci. Këtë opsion e ka hedhur në tavolinë stafi i boksierit ballkanas.

Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në stadiumin e Tottenham, në Londër, por është shtyrë për shkak të coronavirus. Në këtë duel, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Natyrisht që Londra apo Britania e Madhe mbetet ende një opsion, ashtu sikurse edhe Arabia Saudite. Gjithsesi, palët janë ende duke negociuar një vend dhe një datë për zhvillimin e sfidës.

“Po diskutojmë që dueli të zhvillohet në Kroaci. Është një stadium romak, “Pula Arena”. Na pëlqen ky variant, pasi është në mes të kontinentit dhe është një rast e paprecedent në botë që të zhvillohet një duel aty”, tha Ivaylo Gotsev, menaxheri i Pulev.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu