Setien nuk do të vazhdojë me Barcelonën, klubi ka humbur besimin në të

0
Gjigandi

Quique Setien ka humbur besimin e klubit.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, duket se nuk do të jetë në krye të stolit katalan për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të Ruben Uria nga ‘Goal Espana’, Setien nuk do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin tjetër.

Situata e eskaluar së fundmi edhe në dhomat e zhveshjes ka bërë që klubi të fitojë përshtypjen se trajneri ka situatën jashtë kontrollit.

Zëra të shumtë insistojnë se Setien ka humbur ‘dhomën e zhveshjes’, që do të thotë se nuk ka skuadrën prapa.

RonaTyra

Kujtojmë se për stolin e Barcelonës emrat që përmenden vazhdimisht janë Xavi Hernandez e Ronald Koeman, por së fundmi në Britani të Madhe raportohet edhe për një ofertë të përgatitur për Pep Guardiolan. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu