Quique Setien ka paralajmëruar tifozët se skuadra mund të bëjë hapa fals në garën për titull.
Gara për titulli e kampionit në La Liga është jashtëzakonisht e ngushtë, me Barcelonën që numëron pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, këta të fundit që sonte luajnë ndeshjen e mbetur.
Duke pasur parasysh gjithë këtë situatë, trajneri i Barcelonës, Quique Setien, thotë se është e vështirë që të mbyllet sezoni me të gjitha fitore.
“Mendoj se ka pak gjasa”, ka thënë Setien i pyetur për mundësinë që të regjistrohen të gjitha fitore deri në fund. “Por, skuadra mund ta bëjë këtë”.
“Realiteti tani është se ne fituam dy ndeshje e para nga rikthimi, me gjashtë gola të shënuara dhe asnjë të pranuar. Kjo është e mirë, madje më e mirë sesa për skuadrat tjera”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.
“Por, është e vështirë të fitohet secila pikë. E vështirë, por e mundur”, ka thënë mes tjerash Setien.
Barcelona ka një test mjaft të vështirë të premtën, kur në ‘Sanchez Pizjuan’ luan kundër Sevilla.