CAS e konfirmon: City apelon vendimin e UEFA-s për ta dënuar

0
143
Gjigandi

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka konfirmuar se Manchester City e ka apeluar vendimin e UEFA-s për ta dënuar me dy vjet pezullim nga garat evropiane – Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

UEFA e dënoi Manchester Cityn për shkelje të rregullave të ndershmërisë financiare (Financial Fair Play – FFP) dhe për mosbashkëpunimin gjatë hetimeve, duke e suspenduar klubin për dy vjet nga garat evropiane dhe duke e gjobitur me 30 milionë euro, transmeton Gazeta ABC 24.

Manchester City reagoi shpejt duke deklaruar se klubi është i pafajshëm dhe premtoi se ta dëshmojë që UEFA gaboi me vendimin e vet, përmes apelimit të atij vendimi në CAS.

CAS tani e ka konfirmuar se Manchester City e ka apeluar edhe zyrtarisht vendimin e UEFA-s, përmes një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka regjistruar apelimin e bërë nga Manchester City ndaj Unionit të Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA)”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Apelimi është i drejtuar ndaj vendimit të Dhomës Hetuese të Trupit Kontrollues Financiar të UEFA-s, më datë 14 shkurt 2020, në të cilin Manchester City u tha se i kishte shkelur rregullat e UEFA-s për ndershmëri financiare dhe licencim të klubeve dhe u pezullua nga garat e UEFA-s për dy sezonet e ardhshme për të cilat klubi do të kualifikohej dhe u urdhërua ta paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”.

“Nuk është e mundur të dihet qysh tani se kur do të thuhet fjala përfundimtare për këtë çështje”.

Manchester City do të shpresojë që i gjithë procesi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që dënimi i UEFA-s i ka shtuar dyshimet për të ardhmet e disa yjeve në klub.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu