Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka folur mbi përshtypjet e tij lidhur me rinisjen e La Ligës, transmeton Insporti.
“Ne jemi duke bërë punë të mirë dhe jam i lumtur me përgatitje por realisht, do duhej edhe një javë tjetër që të ishim plotësisht në formën më të mirë.
Lojtarët kanë ekstra motiv pas pushimit të gjatë si pasojë e pandemisë por kjo vlen për të gjitha ekipet, jo vetëm për Barcelonën.
Barcelona duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet në mënyrë që të shpallemi kampion” – u shpreh ai.
Kur kanë mbetur edhe 11 javë deri në përfundim të kampionatit, Barcelona ka 2 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Real Madridi.
Barcelona nis kampionatin si mysafir i Mallorcas të shtunën e ardhshme.