Serie A gati për rifillimin, nuk lejohen protestat ndaj gjyqtarit

0
Gjigandi

Në pritje për të mësuar datën se kur mund të kthehet në fushë, Serie A tregon se si do të jetë futbolli në kohën e pandemisë.

Liga Italiane e Futbollit publikoi udhëzimet e reja që futbollistët dhe skuadrat duhet të zbatojnë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu, janë përcaktuar se në çdo stadium, maksimumi i personave të pranishëm, përfshirë lojtarët, stafet teknike, operatorët televizivë dhe gazetarët, nuk duhet të jetë më i lartë se 300.

Po ashtu, nuk lejohet shtrëngimi i duarve, përqafimet, apo fotot e skuadrave. Një risi ka të bëjë me gjyqtarët.

Nuk lejohen protestat dhe asnjë futbollist nuk mund të afrohet më zyrtarin e ndeshjes më afër se distanca e sigurisë 1.5 metër. Sa i përket intervistave, zonat mix të stadiumeve do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa konferencat për shtyp duhet të zhvillohen online.

RonaTyra

Të qarta edhe udhëzimet mbi protokollin e ri sanitar, ku futbollistët duhet të përdorin dhomat e zhveshjes vetëm në grupe të vogla që duhet të respektojnë distancat e sigurisë. Serie A bëhet gati në këtë mënyrë për t’u rikthyer në fushë, ndërsa vendimi përfundimtar i qeverisë italiane do të merret vetëm në datën 28 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu