Sekretet që fshehin femrat beqare

0
Gjigandi

Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore. Ja disa arsye, pse këto femra janë beqare dhe ju nuk duhet të keni mëshirë për to:

Kanë personalitet të fortë

Vetëbesimi ndikon që të shfaqen shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.

Janë besnike ndaj miqve

Femrat beqare nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre. Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kujtohen për ta vetëm kur kanë interes.

RonaTyra

Nuk janë të dëshpëruara

Femrat beqare, ja dedikojnë  kohën e tyre gjërave që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.

Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre

Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.

Janë aventuriere sensuale

Femrat beqare, nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.

Janë ambicioze

Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.

Nuk i pëlqejnë kompromiset

Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu