Në Kuvendin e Rregullt të Përgjithshëm të Federatë së Futbollit të Maqedonisë në fjalimin e tij para delegatëve të pranishëm, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini mes tjerash potencoi sfidat e ardhshme me të cilat përballet futbolli ynë dhe hapat që do të ndërmeren në periudhën që pason.
“Jemi të vetëdijshëm se kriza momentale shëndetësore dhe përhapja e pandemisë CoVid-19 shkaktoi situatë që asnjëherë më parë nuk e kishim shikuar në historinë e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Jemi të brengosur për shëndetin e futbollistëve, tifozëve, punëtorëve sportiv dhe gjithë ato që janë të lidhur me sportin tonë.
“Kjo është situatë e cila nuk mund të parashikohet nga askush, mirëpo me të duhet bashkarisht të përballemi. Qasja jonë është maksimalisht e përgjegjshme, por aspak e thjeshtë.
“Prandaj me gjithë zemër ju falemenderoj që bashkarisht kalojmë këtë periudhë të vështirë, të vetëdijshëm se kjo krizë mund të kalohet vetëm me levizje jashtëzakonisht të koordinuara, duke ndihmuar njëri tjetrin dhe të mundohemi të ruajmë vlerën kryesore të futbollit, që është garimi.
“Pa unitet dhe pa solidaritet askush nuk mund të del nga kjo situatë, duke ditur se gjithë ne jemi të varur mes veti nga njëri tjetri.
“Anulimi apo shtyerja e ndeshjeve gjithmonë është masë e padëshiruar, por në situatën tonë nuk kishim mundësi tjetër.
“Ne jemi të bashkuar, gjithë lidhjet nacionale në Maqedoni kanë vepruar në mënyrë të njejtë, ndërsa kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera europiane. Me atë dallim që ndërprerja e kampionatit për FFM-në ishte zgjidhja e fundit e mundshme, pasi paraprakisht asnjë prej alternativave nuk lejoi të mbyllet kalendari për sezonin garues në ligën e futbollit të Maqedonisë.
“Nga sezoni i ardhshëm, Liga e Parë do të numërojë 12-të klube. Vlerësojmë se me kthImin e dy qendrave të mëdha të futbollit, Manastirit me Pelisterin dhe Strumicës me Bellasicën, në çdo xhiro do të kemi ndeshje derbi, ndërsa shpresoj se edhe futbollistët e rinjë do të zhvillohen mirë.
“Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të jetë servis për klubet dhe mbështetje e plotë kur është në pyetje loja e futbollit dhe punët e lidhura me këtë. Mirëpo, patjetër të respektojmë para se gjithash rregullat për liçencim dhe kriteriumet e stadiumeve. Sinqerisht, shpresoj se futbolli i Maqedonisë në nivel të klubeve me mbështetjen e FFM-së do të afrohet me standardet europiane.
“Urojmë shumë fat dhe sukses ekipeve që do të na përfaqësojnë në Kupat e Europës në këtë verë.
“FFM është lider sportiv në vendin tonë. Organizatë e respektuar dhe transparente e cila kujdeset për futbollin dhe ndihmon në gjithë Lidhjet Komunale të futbollit. Investimi në atë familje është faktor kyç për ne.
“Do të përsëritem nëse them se FFM si institucion nuk mund vetë të bartë barrën për rinovim të plotë të infrastrukturës së futbollit. Ne varemi edhe nga komunat dhe shteti, mirëpo, tani është koha kur FFM kërkon të investojë në stadiume dhe kjo pa përjashtim gjeneron mjete më të mëdha për futbollin.
“Tribuna e re në stadiumin në Çair do të jetë e gatshme për më pak se dy muaj, intensivisht ndërtohen tribunat në Ohër dhe Manastir, më në fund me ‘llogari të pastërt’ dhe terren të përfunduar dhe prozhektorë të montuar dalim nga Prilepi, fillojmë aktivitete të reja në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’, aty do të vendosim prozhektorë të rinjë dhe terrene të reja sintetike në dy fushat ekzistuese. Bashkë me UEFA-në do të ndërojmë tribunën përendimore në stadiumin në Shtip e cila do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e një stadiumi reprezentues i kategorizuar për ndeshje të nivelit më të lartë.
“Si një prej qendrat tona më të mëdha të futbollit, Shtipi e meriton të ketë stadium reprezentues. Fillojmë me aktivitete për rikonstruimin e plotë të terrenit në Veles dhe terrenin në Xhepçisht të Tetovës, ndërsa mbështetja dhe ndihma finansiare për projekte të infrastrukturës do të marrin edhe stadiume tjera dhe terren në vendin tonë.
“Si njeri që gjatë kohë punon në futbollin e Maqedonisë, deri vitin e kaluar mendoja se mjaftueshëm dhe mirë i njoh zhveshtoret dhe stadiumet, zyrat prej brënda dhe jashtë, por edhe njerëzit.
“Respektoj rregulla dhe zakone dhe vlerësoja se ashtu sillen edhe tjerët. Posaçërisht ata që vite me rradhë kanë pasur pozita me përgjegjësi. Për gjithçka tjetër, përgjegjësia është e institucioneve shtetërore dhe organeve gjyqësore dhe kuptohet edhe atyre që kanë punuar në kundërshtim me zakonet.
“FFM punon në mënyrë stabile në aspekt finansiar. Në një periudhë ishim të mbështetur ‘në murë’ në mënyrë dramatike, mirëpo nuk kemi lejuar ekipet përfaqësuese dhe akademitë të ndjejnë se diçka ju mungon.
“Posaçërisht që vitin e kaluar kemi paguar premion më të madhe në historinë e sportit të Maqedonisë, duke shpërblyer futbollistët dhe stafin teknik për mundësinë e siguruar për të luajtur në balotazh për Kampionatin Europian.
“Mos të keni dyshim se si gjithmonë deri tani, jemi të përgatitur edhe në aspekt finansiar edhe në çfardo mënyre tjetër të ndihmojmë edhe më shumë projekte që kanë për qëllim zhvillimin e futbollit të Maqedonisë.
“Dhe kuptohet edhe unë si dhe gjithë rreth meje jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me institucionet e sistemit, qoftë se flasim për udhëheqësi ekzekutive apo juridike, nëse kërkohet nga ne për vepra për të cilat kemi paraqitur dyshime.
“Në fund, do të doja të jemi bashkë optimistë. Kampionati Europian është realizim i ëndrës. Jam i bindur se reprezentacioni i Maqedonisë do të jetë në nivel më të mirë në ndeshjet e play-offit për Ligën e Kombeve dhe do të kënaqemi bashkarisht në momentet e gëzimit.
“Për gjithë tjerët, argumentoni, s’ka rëndësi nëse është pro apo kundër. Çdo koment i vërtetë dhe i ndershëm do të zgjojë interes jo vetëm në organizatë të caktuar, por edhe interes për debat publik. Dhe kjo nënkupton se dikush duhet të përmirësohet.
“Ne me mbështetjen e UEFA-së dhe FIFA-s vazhdojmë strategjinë tonë për të ardhme më të mirë të futbollit”, tha para të pranishmëve presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.