Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur kundër bojkotit në seacnën për votimin e Presidentit.
Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se duhen respektuar institucionet. Ndërsa sa i takon kandidaturës së Bagajt ajo tha se nuk e paragjykon.
“Kam qenë kundër bojkoteve. Me gjithë dyshimin që kam pasur kam ditur të bëj kritiken ndaj bojkoteve. Nuk duhet të ketë bojkote.
Qëndrimin e kam thënë, profilin e njoh pak, individin Bega. Gjithsesi nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet sepse e njoh pak.
Nuk paragjykoj as për mirë as për keq. Unë e di që ka shumë për të bërë që institucionet të gëzojnë demokraci. Kam thënë që Presidenti duhet ta kishte propozuar opozita, por erdhëm deri këtu.”