Sarri nuk mendon për Ligën e Kampionëve, ka fokusin në Serie A

0
Gjigandi

Maurizio Sarri nuk po shqetësohet për Ligën e Kampionëve.

Sot janë caktuar datat për ndeshjet e mbetura të fazës së 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, si dhe është hedhur shorti për fazën e ardhshme.

I pyetur për këto, Maurizio Sarri ka thënë se nuk është duke menduar për Olympique Lyon, duke shtuar se ka fokusin në Serie A.

“Në këtë moment mendojmë vetëm për kampionatin, pastaj ne mund të shohim për Lyon”, ka thënë Sarri.

“Konsistenca do të jetë shumë e rëndësishme. Shoh se në këtë moment të gjitha skaudrat po kanë probleme me paraqitjet në periudha të gjata”, ka shtuar trajneri italian.

RonaTyra

Juventus është mposhtur nga Milan gjatë xhiros së kaluar në Serie A. Sarri është i vendosur të kthehet në rrugën e fitoreve në Serie A, para se të mendojë për Ligën e Kampionëve ku duhet përmbysur Lyon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu