Maurizio Sarri ka konfirmuar se nuk e di nëse Miralem Pjanic do të qëndrojë në Juventus pas këtij sezoni, por nuk është i shqetësuar nga lajmet që e lidhin boshnjakun me Barcelonën.
Pjanic luajti 90 minuta në fitoren 4-0 të Zonjës së Vjetër ndaj Lecces të premten në Serie A, për të shkuar në shtatë pikë para Lazios në garën për titull.
Ka pasur spekulime të shumta se Pjanc do të transferohet në Barcelonë në një marrëveshje shkëmbimi me Arthurin i cili do të shkojë në Torino.
“Nuk e di sa gjatë do të luajë Pjanic me Juventusin, nuk kam pranuar asnjë njoftim”, u shpreh trajneri i Juves.
“Asgjë tjetër nuk na intereson tani, tregu hapet në shtator. Miralem është profesionist, ai e kupton shpejt situatën”.
“Nuk di asgjë në këtë moment, por nuk jam i brengosur”.