Një 69-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti turistik në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.
Policia tha se 69- vjeçarja me inicialet L.P është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.
Mësohet se gruaja është gjetur pa jetë nga vajza e saj e cila ka dhene me pas edhe njoftimin per ngjarjen.
Policia dhe ambulanca shkuan ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.