Një histori interesante e ish kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Drenicës.
Në vite e 70-ta, në fund të këtyre viteve dhe në vitet e 80-ta, ka qenë portier i klubit të futbollit siç quhej atëkohë Buduçnosti nga Skenderaj!
Një e veçantë, flitet se është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i mirënjohur Nysret Prekazi.
“Gjatë një të pame, Lushtaku i thotë Nysretit, at kujtohet kur ma ke dhanë karton të kuq?”, tregon një burim. “Nysretit i thotë jo, jo! me pas ditë që jeni ju as të verdhë, se lere më të kuqin”, tregon një burim që ishte në atë pame në Mitrovicë.
A e kishte thënë Lushtaku në formë të humorit që ka qenë portier i futbollit, duke e ngacmuar Nysretin apo përnjëmend, nuk është ende e qartë.
Prekazi e pranon se i ka referuar Buduçnostit, por ka thënë se nuk i kujtohet ajo periudhë.
“Ndoshta ia kam dhënë karton të kuq. Kam referu shumë ndeshje, nuk më kujtohet. E di që Budiçnostit i kam referu shumë herë”, qeshet Prekazi, vëllai i legjendës së futbollit Rafetit. Skuadra nga Skenderaj atëkohë herë luante në ligën e qarkut e herë në Ligën e Dytë të Kosovës.