Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, që një kohë të gjatë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo duket se momentalisht ka zhvendosur të gjitha aktivitetet përtej oqeanit, teksa po përflitet për një lidhje të re dashurie.
Ndonëse vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo shpesh ndan me fansat postime të ndryshme.
Samanta Karavella (Foto: Instagram)
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar disa poza të reja nga Miami Beach.
E veshur në një palë tuta sportive të zeza e bluzë të shkurtër, artistja mori gjithë vëmendjen.
Të shumta kanë qenë po ashtu komplimentet që ka marrë përkrah këtyre imazheve.
Sa i përket karrierës muzikore, Samanta po shijon albumin e ri “Mama”, nga i cili ka sjell disa këngë.
/abc24.al/