Sakrifikoi veten dhe vajzën, Zhaneta Josifi kishte punuar në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar

0
Gjigandi

Zhaneta Josifi u sakrifikua bashkë me të bijën, Anisën, teksa trupa e tyre u gjetën këtë të enjte në banesën e tyre ne Kombinat, Tiranë.

Sipas burimeve, Zhaneta Josifi, kishte punuar disa vite si pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar.

Kështu bëjnë me dije burime për “BalkanWeb” teksa thonë se dhe aktualisht para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta që të gjithë i thërrisnin Neta vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura. Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

RonaTyra

Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu