Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu, Nera Fejzullahu.
Ajo me këtë rast mori një sërë urimesh nga miqtë e të afërmit dhe një special nuk mungoi as nga Sabriu.
Ky i fundit ka përzgjedhur një fotografi të tyre të përbashkët, ndonëse po ashtu zgjodhi edhe disa fjalë prekëse.
“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër”, ka shkruar ai.
“Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, vazhdoi më tej artisti.
Çifti duhet theksuar se kanë bashkë dy fëmijë: Ermalin dhe Bulzën, ndërsa këngëtari ka edhe dy të tjerë nga martesa e tij e mëparshme.
Sabriu po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore e gjithashtu edhe me koncerte.
/abc24.al/