Sa të papunë ka Shqipëria nga Covid-19? Rama: Deri në fillim të majit kishim…

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19, dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia.

Në emisionin Open Rama ka thënë se shifrat dhe projeksionet e të papunëve janë të lëvizshme, por deri në fillim të majit numërohen 70 mijë të papunë.
Pyetje: Ditët e fundit, si pasojë e rihapjes, ka pasur numër të lartë infeksionesh, a është trend shqetësues?
Rama: Nuk është ende një trend shqetësues, por është trend që sidoqoftë duhet t’i bëj të gjithë të kuptojnë që është situatë delikate, se njeriu ka tendencën ta harroj të keqen dhe ka tendencën të thotë që s’ishte gjë pse u mbyllëm, atëherë dhe rreziku bëhet më i madh.
Pyetje: Sa të  papunë kemi sot si pasojë e Covid-19?
Rama: Qeveria nuk parashikon sa mendohet të jetë numri i të papunëve, i referohet shifrave dhe statistikave zyrtare, kemi projeksione, por projeksionet mund të jenë të ndryshueshme. Projeksionet e SHBA-ve ishin x, dhe për muajin që kaloi iu rezultoi një shifër 2.5 mln më shumë vende pune të humbura se sa çfarë ata kishin parashikuar. Prandaj nga 19% që prisnim, shkoi në 13.5. Ajo që unë di është që ne kemi mbuluar sot që flasim afërsisht 230 mijë persona. Kemi 4500 subjekte që do penalizohen se s’i bën aplikimet për punonjësit, ne do t’i paguajmë punonjësit e tyre. Shifra e të papunëve është dinamike, ka pasur shumë kthime në punë, madje dhe pse kanë ikur nga puna dhe kanë vazhduar të paguhen nga punëdhënësi. Deri në fillim të muajit maj 70 mijë të pa punë, shumë prej tyre janë rikthyer.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu