Orë vendimtare në Gjermani pasi qeveria do të japë vendimin për vazhdimësinë ose jo të futbollit.
Karl-Heinz Rummenigge, drejtues i lartë i klubit bavarez, e sheh rikthimin e Bundesligës më afër se mendohej, duke e bërë fakt të kryer, para vendimarrjes së autoriteteve.
“Sigurisht, do të duhet të japim prova ndeshje pas ndeshjeje se dimë të veprojmë në mënyrë shembullore, duke respektuar me përpikëri rregullat mjekësore. Jam i bindur se do të përmbushim përgjegjësitë tona në këtë drejtim”.
Në një intervistë me ”Muenchner Merkur”, drejtori i Bayern Munich bëri gjithashtu një koment mbi protokollin e rikthimit në fushë, i cili mori disa kritika: “Shoh përkushtim, jemi shumë seriozë në këtë drejtim, sepse ka të bëjë me shëndetin e njerëzve, të të gjithëve ne”.