A do të pensionohet Luiz tek Arsenali?

0
21
blank
Gjigandi

David Luiz iu bashkua Arsenalit gjatë vitit të kaluar, duke bërë lëvizje befasuese nga Chelsea.

Lojtari ka pasur paraqitje mesatare me Arsenal dhe është tashmë duke u afruar me pensionimin e tij.

Por, braziliani ka bërë të ditur se do të ndryshojë skuadër edhe një herë, para se të pensionohet.

“Unë gjithmonë them se do të doja ta përfundoja karrierën time te skuadra e Benfica. Në futboll çdo gjë ndryshon, çfarë sot është e vërtetë, nesër është gënjeshtër, por ndjenjat e mia nuk ndryshojnë”, ka shtuar braziliani.

E dua Benfican. Ëndrra ime është të shkel edhe një herë në ‘Estadio da Luz’, me fanellat e tyre. Për gjithçka që kalova, për çfarë Benfica është në jetën time dhe historinë time, për gjithçka. Benfica është më shumë se çdo lojtar”, ishin fjalët e Luiz.

David Luiz është tashmë në moshën 33 vjeçare, por forma e tij është në rënie, dhe pensionimi mund të mos jetë larg,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu