Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë, Paderborn barazon

0
Gjigandi

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, me Paderbornin fituan një pikë në fushë të vetën.

Ata barazuan me rezultat 1:1 me Hoffenheimin në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesliga I.

Gjasula ka luajtur tërë takimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 61-të.

Për Hoffenheim shënoi Skov në minutën e 4-të dhe për vendasit Srbeny në atë të 9-të. 
Hoffenheim mban vendin e nëntë me 36 pikë dhe ka 18 më shumë se Paderborn që renditet i fundit (i 18-ti).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu