Rritja e rasteve, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet sërish në spital Covid

0
Gjigandi

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet sërish në spital Covid.

Ditën e nesërme (13 korrik) pritet që të bëhet zbrazja e spitalit për t’u rikthyer përsëri në spital Covid.

Ndërkohë mësohet se pacientët e “Shefqet Ndroqit” do të transferohen te spitali Covid-3, ish-kirurgjia e QSUT.

Për konfirmimin e diçkaje të tillë pritet një reagim zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur shifra të larta të Covid-19 në vend,  janë të lart.

RonaTyra

Vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 4 humbje jete dhe 83 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu