Rritet tensioni në Laknas , dy grave iu bie të fikët – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Banorët e Laknasit kanë dalë sot në një protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një thertorje të madhe.

Firma private e cila pretendon se ka marrë lejen e ndërtimit nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, prej disa kohësh kërkon që të presë pyllin e mbjellur nga banorët në zonën e quajtur “Plepat e Brukës”, në Laknas të bashkisë së Kamzës.
Por ka hasur në kundërshtimin e banorëve të cilët ditën e sotme kanë dalë në rrugë dhe me hunj e kallama në duar të shoqëruar nga fëmijët e tyre bëjnë thirrje se askush nuk do të lejohet të shkatërrojnë pyllin që ata e kanë mbjellur vetë.
Protesta është shoqëruar në disa raste edhe me momente tensioni mes policisë dhe banorëve.
Ndërkohë, dy persona kanë humbur ndjenjat gjatë protestës.
Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë.
Kanë qënë banorët ata që u kanë dhënë ndihmë personave në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka ambulancë.
Banorët shprehen se në token që e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu