Superaksioni i Policisë dhe Prokurorisë së Korçës/ A do e katandisë Gjykata “kaposhin në një thele”? (Rastet)

0
Gjigandi

Policia e Korçës vijon  operacionet masive të hetimit dhe arrestimit të eksponentëve që kanë shkelur ligjin kryesisht në fushën e e narkotikëve. Pavarësisht se  gjykata   në rastet e mëparshme ka liruar masivisht ata që prokuroria dhe policia  ka dërguar pas hekurave

Konkretisht ditën e premte pas një pune intensive u arrit arrestimi i 23 personave për trafik e droge në qytetin juglindor.

Ishte drejtori i  Policisë Korçë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, ku në një konferencë për shtyp, njoftuan për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Doën 2”. Gjithsej u prenë 32 masa arresti, dhe u finalizuan nga policia 23, ndërsa 9 të tjerët u shpallën në kërkim.

Operacioni “Knock Doën 2”, është faza e dytë e operacionit anti-drogë pasi në muajin Prill, 19 persona u arrestuan nga Policia në kuadër të operacionit “Restart”.

Por duket se operacionet e suksesshme, dështojnë nga Gjykata e Korçës, e cila liron sipas oreksit  eksponentët. Priza.al denoncoi pak kohë më parë se Gjykata e Korçës, liroi nga qelitë disa persona me rekorde kriminale.

RonaTyra

Gjykata e Korçës ka liruar disa nga të arrestuarit me rekorde të theksuara kriminale kundrejt pagesave 40.000 -50.000 mijë euro, ndërsa mbetet të shihet se çfarë pritet të ndodhë me të ndaluarit e “Knock Doën”.

A do të tregohet edhe Gjykata e Korçës, profesionale dhe do të lërë në qeli të arrestuarit për trafik droge? Apo do të kemi përsëri një “dekonspirim” të këtyre operacioneve të suksesshme të Policisë Korçë dhe Prokurorisë të këtij qyteti?

Mbetet për tu parë se çfarë vendimesh do të marrë kjo gjykatë mbi të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.alsipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu