Rrëmbimi i 13-vjeçares/ Flasin prindërit: Nuk kemi asnjë konflikt – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Prindërit e 13-vjeçares të rrëmbyer pasditen e sotme pranë ish Fushës së Aviacionit kanë dhënë dëshminë e tyre në Polici.
Ata kanë mohuar të kenë pasur ndonjë konflikt, ndërsa nuk i japin dot shpjegim asaj çfarë ka ndodhur.

“Nuk kemi konflite me asnjë. Nuk kemi asnjë dyshim. Nuk i japim dot shpjegim rrëmbimit të vajzës. Të dyja vajzat u kthyen si çdo pasdite. I priste gjyshja në shtëpi, i shoqëronte vajzat gjithmonë me sy,“-mësohet se kanë thënë prindërit e vajzës.
13-vjeçarja me inicialet S.B u rrëmbye pak minuta teksa kishte dalë nga fugoni i shkollës. Motra e saj dhe gjyshja panë gjithë skenën dhe dhanë alarmin.
E mitura u tërhoq zvarrë nga një person ende i paidentifikuar dhe u largua me një “Fiat Punto”, ngjyrë të kuqe.
Vajza që është rrëmbyer është me diabet tipit 1 dhe është me përdorim insuline 4 herë në ditë.
Denoncimi është bërë nga nëna e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu