Rrëfimi interesant i futbollistit shqiptar: Mbaja profilin me emrin e…

0
18
Gjigandi

Keidi Bare ka bërë një rrëfim të fundit sa i përket karrierës së tij, duke u ndalur edhe tek skuadrat që ka luajtur gjatë kësaj kohe. Në intervistën e dhënë për “Fax Web”, mesfushori shqiptar tregon sesi mbante hapur “Facebook” me emrin e idhullit të tij, Fernando Torres, ndërsa kishte mundësinë që të luante me të në fushën e lojës për një ndeshje me Atletiko Madridin.

Një ëndërr e realizuar kjo, ndërsa Bare prek edhe temën e transferimit të Manajt te Barcelona. Sipas tij sulmuesi është tunduar nga vetë emri i kësaj skuadre, ndërsa thotë se shumë të tjerë do e ëndërronin që thjeshtë të stërviteshin me katalanasit.

“Që i vogël unë kam dashur shumë Fernando Torresin. Madje kam pasur edhe një Facebook me emrin e tij. Më pas më është realizuar ëndrra, pasi kam luajtur me të. Nuk ishte vetëm një futbollist i mirë, por edhe një person i tillë jashtë fushës së blertë.

Aktualisht jam te Malaga dhe ndihem shumë i lumtur. Unë nuk dua të largohem dhe pavarësisht ofertave, dua që t’i marrë shkallët një nga një. Këtu me vlerësojnë tepër dhe për këtë arsye dua që të qendrojë.

Manaj te Barcelona? Po është një zgjedhje duke marrë për bazë emrin e skuadrës për të cilën bëhet fjalë, është Barcelona. Shumë të tjerë do të ëndërronin që vetëm të stërviteshin me të, siç Manaj e ka bërë. Jam i sigurt se po punoj fortë, do të shkojë shumë larg”, tha Bare.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu