Refuzon Bayernin

0
Gjigandi

Timo Verner është një nga lojtarët më të mirë gjerman aktualisht, teksa po shkëlqen me Lajpcigun në Bundesligë, ku falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Përveç ofertave të shumta jashtë Gjermanisë, për lojtarin interesohej edhe Bajern Mynihu, që e do në ekip për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i ka refuzuar hapur bavarezët, duke thënë se do të preferonte të kalonte në një kampionat jashtë Gjermanisë. “Bajerni është një klub i shkëlqyer, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Gjithashtu edhe Hans Flik tashmë e ka vërtetuar se është një trajner i madh.

Por nëse mua më jepet mundësia për të ndryshuar skuadër, unë më mirë do shkoja jashtë Gjermanisë sesa te Bajerni. Do ishte një sfidë më e madhe për mua që të provoja veten në një skuadër jashtë Bundesligës.”, u shpreh Verner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu