Dy të rinj janë arrestuar në pedonalen e Tepelenës se kanë goditur policin gjatë ushtrimit të detyrës.
Dy të arrestuarit në flagrancë janë E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Akoma nuk dihen shkaqet se përse ata e kanë goditur policin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë
Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.