Ronaldo do të rikthehet në Itali

0
Gjigandi

Juventusi nuk do të nxitojë t’i rikthejë futbollistët e huaj të cilët kanë zgjedhur ta lënë Italinë pas shpërthimit të koronavirusit, pavarësisht konfirmimit se stërvitjet individuale mund të nisin më 4 maj.

Kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi më 26 prill se prej 4 majit, sportistët profesional mund të nisin seancat stërvitore në mënyrë individuale, shkruan Zëri.info.

Kurse, prej 18 majit, në Itali priten të nisin stërvitjet grupore e më pas edhe rikthimi i futbollit italian.

Pas kësaj, futbollistët e huaj që luajnë në Serie A tani kanë nisur të rikthehen në skuadrat e tyre.

Cristiano Ronaldo ka qenë në Madeira, në vendlindjen e tij në javët e fundit, por që nuk pritet të rikthehet tani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu