Ronaldo dhe Juve e rinisin me këmbë të mbarë në Serie A

0
Gjigandi

Juventusi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Bologna, duke triumfuar 2-0.

Pas humbjes në finale të Kupës së Italisë, Serie A është objektivi kryesor për Zonjën e Vjetër.

Në ndeshjen e parë pas pandemisë, Juve e ka nisur mbarë në Serie A, duke rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Bologna.

Golin e parë e shënoi futbollisti më i kritikuar ditëve të fundit, Cristiano Ronaldo.

Ai i ka shënuar nga penalltia Bolognas në minutën e 23’, duke e gjetur golin e parë pas pandemisë.

RonaTyra

Goli i dytë erdhi pak minuta më vonë, shënoi edhe sulmuesi tjetër, Paulo Dybala.

Ai realizoi për 2-0 një gol të bukur në minutën e 36’.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në 66 pikë, 4 më shumë se Lazio dhe 9 më shumë se Interi – por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, kundër Atalantas dhe respektivisht Sassuolos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu