Roma shumë pranë transferimit të Jan Vertonghen

0
Gjigandi

Roma ka siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll Pedro Rodriguez.

Veterani do të largohet në fund të këtij muaji nga Chelsea dhe do t’i bashkohet Romës si transferim i lirë.

Megjithatë Giallorosët janë shumë pranë ta bëjnë edhe goditjen e dytë me parametra zero, pasi janë në negociata të avancuara me belgun Jan Vertonghen.

Mbrojtësi me përvojë të gjatë është pajtuar parimisht për të kaluar te Roma, por kanë mbetur vetëm edhe disa detaje që të vendosen në kontratë.

RonaTyra

33-vjeçari do të largohet nga Tottenham pas tetë viteve të kaluara në Londër.

Vertonghen do t’i bashkohet Romës si futbollist i lirë, pasi kontrata me Spurs i skadon më 30 qershor.

Në garë për lojtarin ishin edhe skuadra të tjera si Inter, Napoli e Ajax, por Roma dukej më e vendosur për ta transferuar atë duke i garantuar edhe formacionin titullar.

Vertonghen pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Romën, ku pritet të fitojë tre milionë euro në sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu