Robert Berisha flet për Adelina Ismailin: Ajo nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim

0
9
Gjigandi

Këngëtari Robert Berisha është komentuar disa herë për shoqërinë e tij me atë që shquhet si diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili.

Historia e njohjes së dyshes me njëri-tjetrin duket se i ka fillet në fëmijërinë tyre, pasi të dy janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë.

Këtë e tregoi vet Berisha në një intervistë të fundit në “Why Not”, ku foli në superlativ për këngëtaren e madhe.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë”, tha Berisha.

Adelina Ismaili dhe Robert Berisha (Foto: Instagram)

Tutje, ai u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme, mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet 90′, pa rrjete sociale. Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet 90′, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.

Njashtu si Adelina, edhe Robert para luftës është marrë me muzikë, duke qenë për një kohë shumë të gjatë në krah të këngëtarit Sinan Vllasaliu.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu