Robben: Ky është trajneri më i miri në botë

0
Gjigandi

Arjen Robben kthehet të flasë për futbollin dhe për vitet e kaluar te Bayern Munich nën drejtimin e Pep Guardiola.

“Guardiola është trajneri më i mirë që kam patur në karrierë”, ka thënë holandezi për portalin Socrates. “Jam një tifoz i madh i atij. Unë adhuroj të sulmoj në futboll dhe Pep është një mjeshtër për këtë. Përqendrohet te sulmi dhe te kontrolli i plotë i topit gjatë çdo faze të lojës”.

“Kemi punuar me topin gjatë gjithë kohës në stërvitje. Sigurisht që më ka pëlqyer. Është për të ardhur keq që nuk kemi fituar Champions League-n me të, por dëmtime, skualifikime ose vendimet e arbitrave kanë bërë që të elliminohemi gjithmonë në gjysmëfinale”.

“Isha 30 vjeç kur ai drejtonte Bayern Munich dhe nuk mendoja se mund të përmirësohesha akoma. Falë tij kam mësuar ta lexoj lojën akoma më mirë. Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë. Tre vitet me të në Mynih kanë qenë shumë të rëndësishme për mua”, ka thënë Robben.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu