Rivaldo i prish punë Inter-it, këshillon yllin të transferohet në Madrid

0
Gjigandi

Ish-ylli i Barcelona-s, Rivaldo, ka folur për situatën e Edinson Cavani-t, i cili do të largohet në fund të sezonit nga PSG dhe për të cilin interesohet Inter-i.

Sipas kampionit të botës në vitin 2002 me Brazilin, zgjedhja më e mirë për uruguaianin nuk do të ishte Milano, por Madrid.

“Ka zëra për një negociatë me Inter-in, por Cavani duhet të vazhdojë të konsiderojë mundësinë për të shkuar tek Atletico”.

“Do të ishte bukur për të, sepse do të shkonte te një klub që lufton për kampionatin dhe luan gjithmonë në Champions League”, ka thënë Rivaldo.

“Më pas, Simeone-s do t’i pëlqente të kishte një lojtar si Cavani në skuadrën tij. Më mirë ta mbyllë karrierën në Madrid se në Itali”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu