Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Ajo që bie në sy në propozimet e Tiranës është se demokratët kanë qenë të fokusuar te dy nga zërat e fortë të opozitarizmit në këto vite Jorida Tabaku dhe Grida Duma.
Burime nga të deleguarit e PD në degët e kryeqytetit pohojnë se Tabaku shihet edhe si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore në kryeqytet. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka.
Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça.
Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.
Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.
Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.
Lista e emrave për Shkodrën:
Bardh Spahia
Lorenc Luka
Jozefina Topalli
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Irma Kopliku
Voltana Ademi(Kandidate për Bashkinë)
Xhemal Bushati
Irena Shatari
Ervis Krymi
Emiljan Pjetri
Imeldi Sokoli
Blendi Gjylbegu