Rita Ora uron babanë për ditëlindje me imazhe nga fëmijëria: Faleminderit që më udhëzove gjithmon…

0
Rita Ora uron babanë për ditëlindje me imazhe nga fëmijëria: Faleminderit që më udhëzove gjithmon…
Gjigandi

Sot (e diel) po feston ditëlindjen babai i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besniku.

Dhe në këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk ka munguar një urim publik nga këngëtarja 31-vjeçare.

Rita postoi disa imazhe nga fëmijëria ku ajo shihet pranë babait të saj, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar.

Foto: Rita Ora/Instagram

RonaTyra

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotove të realizuara para shumë vitesh.

Ndërkohë, kujtojmë që ditë më parë ylli i këngën “Anywhere” u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don.

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja nga Kosova aktualisht është rikthyer në Amerikë për të vazhduar angazhimet të tjera profesionale, teksa u fotografua me një pamje të thjeshtë gjatë një dalje në New York.

Ndryshe, projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me DJ Feldt “Follow Me”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu