Blogerja ruse shpërthen në lot pasi Instagrami do të ndalohet në Rusi me vendim të Vladimir Putinit

0
Blogerja ruse shpërthen në lot pasi Instagrami do të ndalohet në Rusi me vendim të Vladimir Putinit
Gjigandi

Një blogere ruse shpërtheu në lot për vendimin e Vladimir Putin për të bllokuar Instagramin në vend nga e hëna (14 mars).

Gjigandi i rrjeteve sociale Meta ka pohuar se rreth 80 milionë përdorues do të shkëputen nga faqja e ndarjes së fotografive në Instagram të hënën, pasi presidenti rus Vladimir Putin do të heqë aksesin në rrjetin social nga përdoruesit në Rusi.

Kjo vjen si përgjigje ndaj Metës që ndryshoi kushtet e shërbimit për të lejuar përdoruesit të ndajnë mesazhe që bëjnë thirrje për dhunë kundër Putinit dhe trupave ruse në Ukrainë.

NEXTA, një platformë mediatike e përdorur për të ekspozuar jetën ruse nën pushtetin e Putinit, ndau një video virale të një blogereje ruse, e cila shihet e përlotur pas ndërprerjes së Instagramit.

RonaTyra

“A mendoni se për mua si një influencues në Instagram ky është një burim të ardhurash?”, tha blogerja fillimisht në video.

Ajo këmbënguli se mërzitja e saj për heqjen e Instagramit është shumë më tepër se një ankesë financiare, shkruam

One of the #Russian bloggers cries that in two days her Instagram will stop working

She does not care at all about the thousands of dead people, including her compatriots. Obviously, her biggest worry right now is that she won’t be able to post pictures of food from restaurants. pic.twitter.com/LSdBiSlwHr

– NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022

“Për mua është thjesht – është e gjithë jeta. Është shpirti. Është ai me të cilin zgjohem, bie në gjumë, tash e pesë vjet me radhë”, tha tutje ajo.

E reja më pas u tha fansave të saj se është vetëm në ‘fazën e parë të pikëllimit’ për lajmin e ndalimit të Instagramit.

Por ajo u përball me kritika të furishme në internet dhe u akuzua se kujdesej më shumë për të ardhurat e saj sesa për “mijëra njerëz të vdekur, përfshirë bashkatdhetarët e saj”.

Duke iu përgjigjur videos së saj, NEXTA vuri në dukje se: ‘Ajo nuk kujdeset fare për mijëra njerëz të vdekur, përfshirë bashkatdhetarët e saj. Natyrisht, shqetësimi i saj më i madh tani është se ajo nuk do të jetë në gjendje të postojë foto të ushqimeve nga restorantet”.

Komentet e saj erdhën në të njëjtën ditë kur qyteti i rrethuar i Mariupolit hyri në ditën e 13-të pa ushqim, ujë dhe energji elektrike. Më shumë se 1,582 civilë kanë vdekur atje gjatë 12 ditëve të fundit, me grabitësit që luftojnë në rrugë për furnizimet jetike dhe kufomat janë varrosur në varre masive.

Klipi viral është parë në Twitter mbi 1.3 milionë herë, teksa u ripostua edhe nga sekretari britanik i shëndetësisë, Sajid Javid.

Modele të tjera të Instagramit me bazë në Rusi, si Liza Lukasheva dhe Anna Ivanova tashmë kanë filluar të ndajnë mesazhe përshëndetëse me fansat e tyre përpara se aplikacioni i mediave sociale të ndalohet në vend.

Ndikuesit rusë janë fokusuar në mënyrën se si të vazhdojnë burimin e tyre të të ardhurave duke i kërkuar bazës së fansave të tyre t’i ndjekin diku tjetër, si Telegram dhe VKontakte, që është ekuivalenti rus i Facebook.

Rusia bllokoi gjithashtu aksesin në Facebook në pronësi të Meta për ‘diskriminim ndaj mediave ruse’ pasi ndaloi Russia Today (RT) dhe Sputnik në Mbretërinë e Bashkuar me kërkesë të qeverisë britanike.

Telegram, është një aplikacion mesazhesh me shumë platforma që lejon përdoruesit të shkëmbejnë tekste, foto dhe video në grupe deri në 200,000 persona.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu