Rio Ferdinand “blen” tre yje për Manchester United

0
Gjigandi

Manchester United do, dhe duhet, të kthehet mes ekipeve të mëdha të Premier League dhe Europës. Për  ta bërë, skuadra e stërvitur nga Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për disa pjesë.

Ja pse ish-kapiteni dhe legjenda e Djajve të Kuq, Rio Ferdinand, ka dashur t’u japë disa këshilla njerëzve të merkatos, duke u sugjeruar atyre emrat mbi të cilët duhet të përqendrohen.

“Jadon Sancho, Kalidou Koulibaly dhe Saul Niguez”, ka thënë Rio Ferdinand për BBC. “Kane? Kam dëgjuar disa zëra për Harry Kane, por nëse të duhet një lojtar në rolin e sulmuesit, atëherë do të zgjidhja përsëri Sancho”.

“Do t’i japë skuadrës pak fantazi, diçka të pazakontë, dhe kjo është ajo që i mungon Manchester United. Do t’i jepja fanellën me numrin 7, sepse jam i bindur se do  të ishte në gjendje ta përballonte presioin”, ka përfunduar ish-mbrojtësi, duke iu referuar fanellës që më parë është mbajtur nga Cristiano Ronaldo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu