Vjeshta ka ardhur “fuqishëm” në Lezhë.Ditën e sotme ky qytet është “pushtuar” nga shirat e dendur, rrjedhimisht edhe nga temperaturat e ulëta, por fatkeqësisht vetëm disa minuta shi kanë mjaftuar për të përmbytur disa nga lagjet kryesore.
Uji ka arritur në disa centimetra në rrugët e qytetit dhe në blloqet e pallateve duke sjellë probleme në qarkullimin e makinave, por duke sjellë vështirësi edhe për këmbësorët.