Kryheshin vetëm nga ISHP, tashmë tamponët për Covid-19 mund të bëhen edhe në QSUT

0
Gjigandi

Tamponët që tregojnë nëse je pozitiv apo negativ ndaj covid 19 tanimë do të bëhen edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare .

Në këtë laborator do të mund të kryejnë tamponin vetëm pacientët që duhet të lënë ambientet e shërbimeve  të QSUT . Kjo më tepër për të parë nëse janë negativ dhe mund të shkojnë në familjet e tyre pa rënë në kontakt me koronavirusin .
Po kështu tamponin në laboratorin e QSUT do ta kryejnë edhe pacientët e prekur nga Covid 19 por që duhet të lënë ambientet e Shërbimit Infektiv për të vërtetuar nëse janë negativ ndaj Covid.
Deri më tani tamponët janë kryer vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu