Barcelona e ka shënuar golin e 9,000-të në historinë 160-vjeçare të ekzistimit të tyre si klub.
Ky rekord i madh u arritën fitoren 4-1 të katalunasëve ndaj Villarealit në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Ansu Fati e shënoi golin e katërt për Blaugranasit, e që ishte i 9,000-ti në histori të klubit.
Por, duke shikuar në numrin e golave të shënuara, Lionel Messi e mban rekordin, shkaku që ka shënuar 10,03% të tyre që kur u bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2005.
Që nga atëherë, 33-vjeçari ka shënuar dhe ka asistuar në total prej 903 golave për Barcelonën, që është një pjesë e madhe e historisë.
Messi po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë edicion, derisa ka asistuar në 20 gola, e që ka barazuar rekordin e tij personal të arritur në sezonin 2014/15.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e mbanë rekordin me 91 gola të shënuara brena një viti kalendarik në vitin 2012.
Messi kishte thyer kështu rekordin e legjendës Gerd Muller që brenda një edicioni kishte realizuar 86 gola.