Reforma Zgjedhore/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Partia Demokratike nis mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve. Mësohet se në fokus të këtij takimi është Reforma Zgjedhore dhe aksioni opozitar.

Ditëve të fundit ka pasur lëvizje në selinë blu. Më herët, Basha ka pasur një takim ‘kokë më kokë’ me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kjo për shkak se sipas burimeve opozita ka ndërtuar një strategji me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime. Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të zbresin në selinë blu një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.
Më herët në tryezën e përbashkët të thirrur nga OSBE-ja, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime” tha ai.
Megjithatë, një gjë e tillë është refuzuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nga SHBA-ja tha se nuk do të pranojë ” përkthyes për shqiptarët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu