Reali në gjumë, Manchester United në sulm për talentin e Ajaxit

0
Gjigandi

Real Madridi ende nuk ka dërguar një ofertë konkrete për Donny van de Beek. Lojtari i Ajaxit do ekipin spanjoll, por nuk mund të presë shumë gjatë që oferta e Realit të vijë shkruan “De Telegraf”.

Palët kanë nisur bisedimet që prej sezonit të kaluar, por ende madrilenët nuk janë bindur që të paguajnë atë 50 milion euro që holandezët duan. Nuk mendojnë kaq gjatë drejtuesit e Manchester United që janë futur në garë për lojtarin.

Ata kanë nisur menjëherë bisedimet me drejtorin e përgjithshëm, Edwin van der Sar. Ky i fundit është një legjendë e United, prandaj dhe marrëveshja mund të arrihet lehtë mes palëve. Mbetet për t’u parë se kush do të arrijë i pari te lojtari!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu