Shkenda Dubova ndahet nga i fejuari i saj, Labi

0
Gjigandi

Shkenda dhe Labi i kanë dhënë fund fejesës.

Ka qenë 11 prilli i vitit 2018 kur këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë.

Pikërisht për ditëlindjen e saj të 33-të, i dashuri i saj, Labi e kishte surprizuar atë duke i propozuar dhe i duke i organizuar një festë të veçantë.

Dhe tashmë pas një kohe të gjatë lidhjeje dhe pas dy vitesh fejesë, artistja e njohur tregon se është sërish beqare.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo përmes një interviste që ka dhënë së fundmi për emisionin ‘Prive’.

RonaTyra

“Është e vërtetë që më me Labin nuk jemi bashkë, ka disa muaj që veç ka përfunduar lidhja jonë”, ka thënë Dubova.

Ajo po ashtu ka treguar një nga arsyet që mund të ketë dërguar dyshen e njohur në prishje të romancës së tyre shumëvjeçare.
“Ndoshta edhe lidhja e gjatë e bën të veten, për arsye se lidhja e gjatë kërkon fëmijë, kërkon edhe familje se fëmija është gjithmonë mbarësi dhe ndoshta ndryshon gjithçka, ne ndoshta edhe nuk kemi qenë të gatshëm për me u bë prindër. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, nuk besoj se ka qenë ndonjë tjetër”, shtoi më tej ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu