Real Madrid dhe Chelsea në garë, talenti Kai Havertz ka një kusht

0
Gjigandi

Kai Havertz është një nga ndër lojtarët më të talentuar gjermanë. Ylli i Bayer Leverkusen është gati për hapin e madh, teksa dy klube po garojnë fort për shërbimet e tij: Real Madrid dhe Chelsea.

21-vjeçari dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë, por ka një kusht. The Sun raporton se Havertz do të kalojë te skuadra që do i premtojë një post titullari.

“Aspirinat” kërkojnë 100 milion euro për të lënë të lirë autorin e 16 golave gjatë këtij sezoni. “Blutë e Londrës” janë shumë ambiciozë dhe do tentojnë një tjetër gjerman pas blerjës së Timo Werner nga Leipzig. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu