“Real-i? Nuk pata sukses, sepse nuk isha i bardhë”

0
6
Gjigandi

Ka qenë 1995-sa e largët kur Freddy Rincon zbarkoi  te Real Madrid. Futbollisti kolumbian nuk pati sukses dhe pas vetëm një sezoni u kthye në Brazil.

Në një intervistë të dhënë për Gol Caracol, ish-futbollisti ka bërë akuza të rënda kundrejt ambientit madrilen.

“Nuk e vuaja racizmin në jetën e përditshme. Por e kam provuar kur duhej të luaja për Real Madrid. Më mungonte ngjyra e bardhë për të patur sukses”, ka thënë Rincon.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë, sepse trajneri Valdano ishte nën një presion të madh, por i jam mirënjohës, sepse më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe person”.

“Në dhomat e zhveshjes kishte shumë ego dhe shumë krenari, gjëra që mund të ndodhin te skuadra më e mirë e botës. Të luash me lojtarë të atij niveli te Real ka qenë gjithsesi një eksperiencë shumë pozitive për mua dhe kam akoma shumë miq  të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu