Sallata me Ullinj, Presh dhe Speca djegës, sallata e shëndetit të mirë

0
Gjigandi

Një sallatë e shijshme, e lehtë dhe fantastike në vlera ushqyese. Përgatitet brenda një kohe shumë të shkurtër dhe është ideale për të shoqëruar gatime të ndryshme në vaktet e drekës apo darkës.

Sallata me ullinj është pa dyshim ndër traditat më të vjetra të kuzhinës shqiptare, e marinuar me përbërës të ndryshëm, erza apo edhe perime shija e saj është përherë e mrekullueshme.

Sallata me Ullinj, Presh dhe Speca Djegës
Përbërësit

Ullinj
Presh
Speca djegës
Vaj ulliri
Lëng limoni

Përgatitja
Pastroni ullinjtë me ujë të rrjedhshëm, hidhini në një pjatë apo tas mesatar qelqi. Prisni preshin në feta të holla dhe shtojini tek ullinjtë. Në tas të vogël shtoni dy tre lugë vaj ulliri, pak kripë, lëng limoni dhe spec djegës sipas preferencës. Përzjejini përmes një piruni për disa sekonda dhe shtojeni ngadalë duke spërkatur sallatën me ullinj dhe presh.

Vlerat shëndetësore të sallatës me Ullinj
Vërtetë një sallatë me pak përbërës por vlerat e ullinjve, specave djegës dhe preshit shumëfishohen kur kombinohen bashkë. Specat djegës janë plot me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitaminë D që mbron organizmin nga shumë sëmundje dhe dobësia e kockave. Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

RonaTyra

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi. Nga ana tjetër, ullinjtë vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra. Por vlerat e tyre të shkëlqyera janë të padiskutueshme tek çdo varietet. Një filxhan me ullinj plotëson 17% të nevojës ditore për fibër, e nevojshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës. Gjithashtu, një filxhan me ullinj plotëson 10 përqind të nevojës ditore për vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e syve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu