Ka qenë 1995-sa e largët kur Freddy Rincon zbarkoi te Real Madrid. Futbollisti kolumbian nuk pati sukses dhe pas vetëm një sezoni u kthye në Brazil.
Në një intervistë të dhënë për Gol Caracol, ish-futbollisti ka bërë akuza të rënda kundrejt ambientit madrilen.
“Nuk e vuaja racizmin në jetën e përditshme. Por e kam provuar kur duhej të luaja për Real Madrid. Më mungonte ngjyra e bardhë për të patur sukses”, ka thënë Rincon.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë, sepse trajneri Valdano ishte nën një presion të madh, por i jam mirënjohës, sepse më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe person”.
“Në dhomat e zhveshjes kishte shumë ego dhe shumë krenari, gjëra që mund të ndodhin te skuadra më e mirë e botës. Të luash me lojtarë të atij niveli te Real ka qenë gjithsesi një eksperiencë shumë pozitive për mua dhe kam akoma shumë miq të mirë”.