I kënaqur për golin ka qenë në fund të takimit Ernest Muçi. Për “Panorama Sport” ai u shpreh se nuk mendon për transferimin, por për t’u shpallur kampion i Shqipërisë me Tiranën.
“Unë jam futbollist i Tiranës dhe këtu e ndiej veten shumë mirë e mjaft komod dhe për më tepër që presim të shpallemi kampion.
Normalisht që kam oferta, por nuk kam asnjë kontakt konkret me asnjë klub, përfshi edhe Dinamon e Zagrebit, pasi kampionati ka shumë javë dhe deri në fund dua të jem i qetë.
Sapo të mbyllet sezoni dhe të startojë merkatoja, atëherë mund të nis kontaktet, deri në mbyllje të sezonit ‘no comment’! Sa për golin që i shënova Besëlidhjes, jam shumë i lumtur, pasi pas dy muajsh u ktheva te goli. Kam pasur probleme dhe kjo më rriti besimin në vetvete për formën që kam tani”, mbylli Ernest Muçi.