Reagon Rizzoli: Edhe gjyqtarët kanë shqetësimet e tyre

0
26
blank
Gjigandi

Gjyqtari italian, Rizzoli, ka reaguar lidhur me planet për rifillimin e sezonit.

Serie A, në bashkëpunim me FIGC dhe Qeverinë e Italisë po bëjnë të gjitha përgatitjet për të rinisur sezonin.

Lidhur me këto plane ka folur edhe një nga gjyqtarët më të mirë në Itali, Nicola Rizzoli,  i cili ka thënë se edhe gjyqtarët kanë shqetësimet e tyre.

Megjithatë ai sheh një të mirë nga ky rikthim, pasi e di se lojtarët nuk do të kenë të drejtë t’i drejtohen atij me ankesa.

“Ka disa shqetësime, disa probleme që duhet të zgjidhen dhe ne po presim të shohim se cilat do të jenë variacionet që do të na sigurojnë për rifillimin e sezonit”, ka thënë Rizzoli.

“Ne zyrtarët e ndeshjes kemi shqetësime të ndryshme nga klubet, sepse ne kemi 80 njerëz që vijnë nga gjithë Italia dhe ata duhet të udhëtojnë. Duhet pasur shumë kujdes”, shtoi gjyqtari italian.

Serie A po planifikon që të rinis më 13 ose 20 qershor sezonin e suspenduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu